Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e ‘Apelit’ të vitit 2022 që la në fuqi dënimin me 21 vite burg të Izet Haxhisë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998.
Në dhomë këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici kanë rrëzuar rekursin e Izet Haxhisë i cili kërkonte prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues, për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.
Kujtojmë se Haxhia nuk e pranuar asnjëherë akuzën për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari.
Ish-truproja e Sali Berishës pretendon se është i pafajshëm. Edhe më parë, Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkoi rigjykim me pretendimin se zotëronte prova të reja.
Kujtojmë se, në vitin 2006 Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të vitit 2020 ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
Lini një Përgjigje