
Analisti Ben Andoni deklaroi se takimi i kryeministrit Edi Rama sot në Milano ishte me i thjeshtë se sa ai i 9 Majit në Athinë.
I ftuar në RTSH-24, Andoni u shpreh se kjo vjen si shkak i marrëdhënieve dhe rëndësisë që ka pasur Itali në vendin tonë.
“Ky ishte takimi më i lehtë i kryeministrit Rama në turrin e tij të takimeve me diasporën shqiptare. Së pari për peshën e madhe që ka Italia për marrëdhëniet me Shqipërinë jo thjesht historike, ekonomike, por të shtresëzuara nga e shkuara që përfaqësojnë një rrafsh më të madh”, tha Andoni
Andoni tha se e priste këtë pritje dhe mesazhet e kryeministrit Rama sot ishin në kuadër të marrëdhënieve historike mes dy vendeve dhe identifikimit të shqiptarëve të Italisë.
“U kujdes që mos ti barazonte shumë me shqiptarët e Greqisë me ata të Italisë, që gjatë fjalës së tij Rama tha që për shkak të nevojës sakrifica shkonte deri aty që i duhej të ndryshonin dhe emrat në shtetit fqinjë të Greqisë”, u shpreh ai.
Sakaq analisti Ben Andoni tha se Rama u kujdes të fliste për marrëdhëniet historike por nuk përmendi dhe kohët e errëta që kemi masur si dy vendeve tona.
“Në Italia shqiptarët janë përballur me një situatë tjetër kur serish z. Rama u mundua që ti shikonte me kujdes këtë qasje duke mos krijuar xhelozi mestë diasporës. Z. Rama sot e tregoi që me vite shqiptarët i hoqën dhe këto paragjykime që kanë pasur në Itali si pjesë e identifikimit të tyre”, tha ai.
Andoni tha se ajo që ishte për të vlerësuar ishte dhe prania e flamujve të dy shteteve dhe interpretimi i dy himneve kombëtare.
“Ajo që dua të vlerësojë është prania e flamujve shqiptarë por dhe atyre italian si dhe këndimi i himneve kombëtare të dy shteteve. Shqiptarët e Italisë janë integruar dhe ku kanë dhe bizneset e tyre dhe që përcaktohen me identitet të dyfishtë, shqiptaro-italian. Prania e flamujve ishte nderim për shtetin Italian që iu ka dhënë këtë mundësi. Z. Rama u mundua që të afishonte deri në fund të fjalës së tij që kjo marrëdhënie shtrihet në kohë që kohë të Arbëreshëve”, u shpreh andoni.
Sipas tij, ajo që mund të thuhet për fjalimin e Ramës ishte shmangia e pjesë së “errët” të marrëdhënieve tona mes dy vënëve. Ndryshe nga fjalimi i tij në Greqi që i gërvishti problemet me shtetin fqinj, them gërvishti sepse nuk e përcaktoj problemin “Çam” por vetëm problemin e pronave.
“Rama u tregua shumë i kujdesshëm për këtë marrëdhënie delikate sepse ne kemi luftuar kundër Italisë dhe ajo na ka pushtuar në 1939. Rezistenca jonë anti-fashiste ka filluar në kohën e Italisë”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje