TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2024, 21:20

"Kam një vit emigrant"/ Vëllai i Armando Subashit kapet mat në takimin e Ramës në Itali, si tenton të mashtrojë sy për sy! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Kam një vit emigrant"/ Vëllai i Armando Subashit kapet mat
Eltjon Subashi

Në një rast të kapur nga mediat, shihet Eltjon Subashi, vëllai i kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, i cili tenton të kamuflohet si emigrant.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama vijoi turin e tij të takimeve me diasporën në Itali. Ashtu si dhe në Athinë, Rama duket se dhe këtë herë kishte organizuar administratën për të qenë pjesë e takimit në Milano.

Në një rast të kapur nga mediat, shihet Eltjon Subashi, vëllai i kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, i cili tenton të kamuflohet si emigrant.

Në një intervistë të shkurtër brenda sallës ku po mbahej takimi i Ramës me diasporën, Eltjon Subashi deklaron për gazetaren e “Euronews Albania” se është emigrant prej një viti në Itali, duke gënjyer hapur.

Unë kam gati një vit, një vit...”, iu përgjigj vëllai i Subashit pyetjes së gazetares se sa kohë kishte në emigrim!

Ndërkohë, në momentin që gazetarja nis t’i bëj pyetjen e dytë, Eltjon Subashi e ndërpret duke i thënë: “Na lërë ta dëgjomë, se kemi ardhur për ta dëgjuar”, duke ju referuar fjalimit të Ramës.

 

 

 

Lini një Përgjigje