TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 10:28

SPAK zbarkon në Universitetin e Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti

SPAK zbarkon në Universitetin e Elbasanit

Skandali i radhës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Ish gjyqtarja e gjykatës së Elbasanit Miranda Konica Çekrezi e kallëzuar në SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” , ka filluar punë si pedagoge e brendshme në universitetin e Elbasanit.

Konica, është një gjyqtare mjaft e përfolur në Elbasan, ku vendimmarrja e saj ka qenë e polemizuar në shumë raste. E përfolur nga media online si spiunia digjitale e Sali Berishës për gjykatën e Elbasanit.

 Ish-Ministri i Drejtësisë Nasip Naço në kohën e tij ka urdhëruar nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtares Miranda Çekrezi e njohur për marrjen e vendimeve skandaloze. Sipas të dhënave vendimi i vitit 2011 i marrë nga KLD duke caktuar masën disiplinore “Vërejtje”. Për çiftin e bashkëshortëve është kërkuar masa disiplinore e shkarkimit nga ministria e drejtësisë për deklarim të rremë të pasurisë në ILDKPI.

Por me sa duket përballja e saj me procesin e “vetingut” ka qenë shkaku kryesor që ka detyruar gjyqtaren të japë dorëheqjen përfundimisht nga sistemi i drejtësisë në vitin 2022, ku ka shërbyer për shumë vite.

Miranda Konica, futet në kategorinë e gjyqtareve me “njollë” në biografinë e profesionit të gjyqtares dhe me mungesë intergriteti profesional.

Pavarësisht integritetit të përfolur te saj  M. Konica ka gjetur strehë në universitetin e Elbasanit si pedagoge duke u shkelur çdo rregull dhe procedurë nga universiteti për rekrutimin e saj si pedagoge.

Për këtë arsye SPAK ka nisur një hetim sepse për më tepër ajo ka filluar punë si pedagoge në Fakultetin e Infermierisë te këtij universiteti ndërkohë që diploma dhe profili i saj janë në fushën juridike dhe nuk kanë asnjë lidhje me fushën e mjekësisë. Ndërkohë edhe bashkëshorti i saj është punonjës po në universitetin e Elbasanit.

Ky nuk është i vetmi rast ku në këtë universitet janë marrë në punë persona që nuk kanë tituj dhe grada shkencor përkatëse. Për këtë arsye SPAK ka marrë nën hetim anëtarët e komisionit që janë marrë me rekrutimin e saj duke i vënë nën përgjim për disa kohë telefonat dhe duke disponuar dokumentacionin përkatës.

Pritet zbardhja e shkeljeve të përsëritura në këtë universitet gjithashtu edhe një reagim nga Ministria e Arsimit.

 

Lini një Përgjigje