TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 13:26

“Kosmonte Foods”/ Lulzim Begaj; ‘Devolli’ i qeverisë Kurti, i vetmi investitor strategjik në Kosovë mashtron konsumatorët në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

“Kosmonte Foods”/ Lulzim Begaj; ‘Devolli’ i

Në krahasim me Shqipërinë ku çdo horr e plaçkitës shfaqet si investitor strategjik, në dukje 1 kompani që e merr këtë status në Kosovë nuk se përbën ndonjë shqetësim por pyetja që ngrihet është: A e rrëzon ‘Kosmonte Foods’ mitin e Albin Kurtit si i pakapur nga oligarkët? 

“Kosmonte Foods”, kompania e cila furnizon me produkte ushqimore 90% të tregut vendas" mashtron konsumatorët.

Sipas një investigimi nga ‘ORA News’ dhe një kontatimi të KLSH, ‘Kosmonte Foods’ mashtron konsumatorët duke shitur yndyrën vegjetale për gjalp.

Edhe pse misioni i kompanisë është që ta bëjë të shëndetshme jetën e konsumatorit duket se në këtë pikë ka dështuar, pasi kjo kompani me administrator Z. Lulzim Begaj i mashtron konsumatorët me produktet që hedh në treg.

Ky është konstatim i KLSH pas auditit të kryer në Drejtorinë Rajonale të AKU-t Qarku Tiranë ku ka konstatuar një varg shkeljesh, midis të cilave edhe mashtrimin që i është bërë konsumatorëve duke shitur yndyrën vegjetale për gjalp.

Duke qenë se AKU vijon të jetë në gjumë, ka qenë një konsumatore ajo që ka ngritur alarmin se “Kosmonte Foods” po shet yndyrë vegjetale në vend të gjalpit.

Sipas KLSH-së, mashtrimi me 45 tonë yndyrë vegjetale fillon në Pikën e Inspektimit Kufitar në Qafë Thanë për të përfunduar më pas te kompania që e tregton produktin.

Inspektoret e pikës doganore kanë lëshuar dokumente veterinare edhe pse produkti nuk është me origjinë shtazore njëkohësisht certifikatat e analizave laboratorike janë të pavlefshme, sepse janë fotokopje pa emër dhe mbiemër të titullarit të laboratorit dhe pa vulën e laboratorit.

Çertifikata e lëshuar në Ukrainë nuk është e përkthyer në gjuhën shqip, dhe për të gjitha këto shkelje, sipas KLSH-së,  sasia 45 tonë yndyrë vegjetale nuk duhej të futej në Shqipëri.

Por kompania “Kosmonte Foods”, me administrator Z. Lulzim Begajn, jo vetëm që e futi produktin në Shqipëri, por ia  shitën konsumatorit për gjalp.

Sipas KLSH-së, yndyra vegjetale duhej të hiqej nga tregu menjëherë dhe të asgjësohej, ndërkohë inspektorët e AKU-t pa e analizuar cilësinë e produktit në laborator, i kanë dhënë  mundësinë kompanisë për ta ri-etiketuar dhe për ta shitur përsëri.

Auditi i KLSH-së, pasi ngarkon me përgjegjësi inspektorët e AKU-t thekson faktin se çdo ushqim i bllokuar që nuk plotëson kriteret e ligjit duhet asgjësuar, dhe jo zhbllokuar.

Është alarmant fakti që inspektorë të AKU-t firmosin për t’u hedhur në treg një produkt që duhet të ishte groposur.

Pasojat e shkeljeve të kompanisë “Kosmonte Foods” dhe të inspektorëve të AKU-t i faturohen blerësve, të cilët paguajnë për gjalp një produkt që duhej të ishte asgjësuar.

Por përvec marifeteve dhe mashtrimit të konsumatorëve, sipas informacioneve që disponon ‘Pamfleti’, Biznesmeni Lulzim Begaj nën maskën e ‘Kosmonte Foods’ është i vetmi investitor strategjik i qeverisë së Kosovës.

‘Kosmonte foods’ ka marrë afro 38 mijë metra katrorë tokë për hapjen e fabrikës së përpunimit të pemëve dhe perimeve që përfshin zgjerimin e kapaciteteve për ruajtjen dhe prodhimin e produkteve.  dhe fabrikë për përpunimin e mishit të shpezëve.

Deri këtu çdo gjë mund të duket në rregull, por parregullsi dhe dyshime dalin kur shikohen vendimet që kanë nënshkrimin e kryeministrit, detaje për të cilat do të flasim në vijim.

Kompania “Kosmonte Foods” është biznesi më i privilegjuar në Kosovë, që prej kur shteti drejtohet nga Albin Kurti.

Në krahasim me Shqipërinë ku çdo horr e plaçkitës shfaqet si investitor strategjik, në dukje 1 kompani që e merr këtë status në Kosovë nuk se përbën ndonjë shqetësim, por pyetja që ngrihet është: A e rrëzon ‘Kosmonte Foods’ mitin e Albin Kurtit si i pakapur nga oligarkët?

Lini një Përgjigje