TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 16:26

Humbi jetën në vendin e punës, familjarët e 24-vjeçarit: Nuk i besojmë deklaratat, duam drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën në vendin e punës, familjarët e

Familjarët e Jurgen Veshit i cili humbi jetën në vendin e punës në fshatin Brataj, kanë folur lidhur me ngjarjen e rëndë.

Gjyshja dhe e ëma e të ndjerit kanë rrëfyer detaje për jetën e vështirë që kishte kaluar i riu.

Gjyshja e tij shprehet se nuk i beson deklaratat që janë bërë lidhur me vdekjen e Jurgenit, madje vëllai i tij është kthyer sërish në vendin e ngjarjes dhe ka fotografuar çdo gjë me detaje.

“I kemi sytë me gjak për atë djalë se është rritur me shumë sakrifica, por ne duam të vërtetën”, shprehet gjyshja e Jurgenit.

Gjithashtu, edhe nëna e të ndjerit rrëfen me lot në sy dhe shumë dhimbje se si u braktis nga bashkëshorti i saj i parë.  Ajo tregon se djalin e ka rritur me të afërmit e saj dhe që i vogël Jurgeni ka punuar për të ndihmuar familjen e tij.

“Ditën e fundit që e përcolla për në punë, mezi po prisja të kthehej. Ora kaloi dhe unë u bëra merak e thirra disa herë në telefon thotë ajo, por më pas më komunikuan se ndodhet në spital në Vlorë në gjendje kome”, rrëfen e ëma e Jurgen Veshit për "News 24".

 

Lini një Përgjigje