TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 17:23

Ikën Alfred Balla, KLP voton pro ndërprerjes së mandatit

Shkruar nga Pamfleti
Ikën Alfred Balla, KLP voton pro ndërprerjes së mandatit
Mbledhja e KLP sot

Me 9 vota pro u vendos që të zbatohet vendimi KPA dhe Ballës t’i ndërpritet mandati...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka ndërprerë mandatin kryetarit Alfred Balla. Ky i fundit u përjashtua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për 15 vite, duke ju ndaluar dhe të qenit anëtar në KLP.

Mirëpo Balla e kundërshtoi vendimin dhe pretendoi se nuk mund t’i ndërpritej mandati si anëtar apo kryer i KLP. Sot Këshilli u mblodh në mëngjes dhe pas një diskutimi tepër të gjatë.

Me 9 vota pro u vendos që të zbatohet vendimi KPA dhe Ballës t’i ndërpritet mandati, duke e larguar nga KLP.

Vetë Alfred  Balla i cili nuk ishte i pranishëm në mbledhje, me një shkresë drejtuar KLP sfidoi vendimin e KPA për përjashtimin e tij me 15 vite nga drejtësia, duke thënë se nuk është i menjëhershëm dhe se ai është zgjedhur nga Kuvendi si përfaqësues i shoqërisë civile.

"Unë jam anëtar i KLP-së i zgjedhur nga Kuvendi prej përfaqësuesve të shoqërisë civile shqiptare...Nga interpretimi i nenit 149/b të Kushtetutës nuk del e qartë se, në lidhje me vazhdimin e qëndrimit në detyrë, tashmë duhet të shprehet ky Këshill, apo organi i emërtesës sime që është Kuvendi i Shqipërisë, apo Gjykata Kushtetuese?", shprehej Balla.

Ikën Alfred Balla, KLP voton pro ndërprerjes së mandatit

Për shkak të debateve me tone të larta, mbledhja që nisi në 11:00 u shty për rreth pas 3 orësh, ndërsa një komision prej 3 anëtarësh do të përgatisë një relacion mbi mandatin e Ballës për t’ia dorëzuar më pas KLP-së për votim.

Anëtarja Nuriha Seiti doli hapur krahas Alfred Ballës, duke thënë se ai duhet të vijojë detyrën, pasi vendimi i KPA futet në fuqi vetëm pas publikimit në fletoren zyrtare. Nga ana tjetër, anëtari Sokol Stojani e cilësoi si zëdhënëse të Ballës, ndërsa tha se vendimi duhet ekzekutuar menjëherë siç e parashikon Kushtetuta.

"Vendimi futet në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Deri në këto momente Balla është dhe duhet të jetë në detyrë", tha Seiti.

"Që nga data 21 nuk mund të ushtronte funksionin, pavarësisht tentativave të tij. Çdo pretendim që ka për vendimin e KPA, ka vetëm një mundësi sipas Kushtetutës, Gjykata e Strasburgut", tha Sokol Stojani.

Anëtarja Arta Mandro kërkoi kohën që të përpilojnë relacionin dhe të japin mendimin se si e afekton ky vendim i KPA fatin dhe mandatin e Ballës. "S’ka vend për asnjë dyshim për asnjë nga anëtarët, të gjithë jemi pro reformës në drejtësi", tha Mandro.

Ikën Alfred Balla, KLP voton pro ndërprerjes së mandatit
Alfred Balla

Pas rinisjes së mbledhjes, fillimisht u rrëzua kërkesa e Ballës për të larguar nga drejtimi i mbledhjes Tartar Bazajn për konflikt interesi. Më pas me 9 vota pro u vendos që ai të përjashtohej nga KLP.

Më 21 maj, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndaloi Alfred Ballës të ushtrojë funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi në qershor të vitit që shkoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për përfundimin e vettingut pa një vendim përfundimtar dhe pa sanksion ndaj kreut aktual të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit për shkak të ushtrimit të detyrës si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri më 31 korrik të vitit 2017. Por vettingu u ndërpre pa vendim. 

Ballhysa e cilësoi vendimmarrjen e shumicës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kundërshtim me përcaktimet kushtetuese dhe kërkoi ndryshimin, ku veç ndërprerjes së vettingut, kërkoi që ndaj Ballës të caktohet edhe sanksioni që i ndalon emërimin në disa pozicione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, përfshirë dhe funksionin që ai mban aktualisht. KPA e pranoi këtë argument. /Pamfleti

Lini një Përgjigje