Gazetari Mentor Kikia ka komentuar urdhër arrestet e SPAK, ku mes të arrestuarve ishin Oltion Bistri, ish-drejtori i Forcave Operacionale, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtuesi i Prokurorisë Kukës, Xhevahir Lita.
I ftuar në Panorama TV, Kikia u shpreh se në Shqipëri vit pas viti krimi ka krijuar shtetin e vet.
Sipas, analistit nuk është çështje korrupsioni, pasi këtu inkriminimi ka marrë formë të strukturuar.
“Kjo si ngjarja është dëshmi e konsolidimit të krimit në shkallën më superiore. Krimi vit pas viti nuk bënte korruptim të strukturave të tjera, po kishte krijuar shtetin e vet.
Një njeri, një vrasës i mirëfilltë, një tjetër që funksiononte si biznesmen me lidhje të forta politike. Këta kishin punësuar zyrtarë të policisë, atë prokurorin që u mbyll çështjen njerëzve të punësuar e quaj unë. Nuk është thjesht çështje korrupsioni, këtu inkriminimi ka marrë formë të strukturuar dhe ky vepronte si një strukturë shtetërore më vetë”, tha ndër të tjera Kikia.
Lini një Përgjigje