
Ish-deputeti Myslim Murrizi, duke u nisur nga dosjet dhe volumi i punës që i kërkohet Prokurorisë së Posaçme për të hetuar, u shpreh se SPAK-u e ka urgjente shtimin e strukturës së tij me prokurorë të tjerë.
Në një intervistë për Ora News, Murrizi tha se SPAK-nëse do që të zbulojë zullumet e këtij vendi duhet të hetojë vetëm 2 mijë njerëz në Shqipëri.
Nga ana tjetër, ish deputeti shtoi se puna që po bën Altin Dumani në SPAK vërteton dështimin e Arben Krajës në hetimin e dosjeve të peshqve të mëdhenj.
“Me gjithë këtë volum që ka sot atje duhet të shtohet numri i prokurorëve të SPAK-ut. 20 prokurorë që ka sot SPAK-u janë pak për kaq shumë qelbësira që ka ky vend.
Dumani po shënon dështimin e Arben Krajës me drejtimin e kësaj strukture. Ndërkaq SPAK e ka të thjeshtë punën e tij, i mjafton të hetojë vetëm 2 mijë në Shqipëri për të zbardhur çdo gjë që ka ndodhur në këtë vend”, tha Murrizi.
Lini një Përgjigje