
Analisti Mentor Nazarko duke komentuar vendimet e marra gjatë ditës së mërkurë në Asamblenë e Partisë Socialiste, tha se këto lëvizje nga ana e kryeministrit Rama, ishin për të treguar se Partia Socialiste është një makineri gjithmonë në funksion.
Në një intervistë për “Abc News”, ai tha se Rama e përdor këtë periudhë për të demostruar risi dhe pse jo për ta bërë gati partinë e vetë për ndonjë vendimmarrje të rëndësishme politike si zgjedhje të parakohshme.
“Kjo është një lëvizje tipike që përsëritet çdo vit. Gjatë periudhës së pushimeve, Zoti Rama për të ruajtur iniciativën politike, por dhe për të treguar që Partia Socialiste është një makineri gjithmonë në funksion, e përdor këtë periudhë për të demostruar risi dhe pse jo për ta bërë gati partinë e vetë për ndonjë vendimmarrje të rëndësishme politike. Ka kohë që përflitet për zgjedhje të parakohshme. Zoti Rama duke parë dobësinë e opozitës dhe duke shmangur koston morale që ia jep çështja e inceneratorëve, mund të mendojë hipotezën e zgjedhjeve të parakohshme dhe për të këtë arsye në krye të partisë nevojiten figura që kanë energji dhe kanë atë imazhin të demostrojnë që kanë distancë të mjaftueshme ndaj një afere si kjo.
Siç kam kuptuar emërimi i zotit Klosit nuk është një emërim definitiv, por një emërim me detyrën për ta riorganizuar sekretariatin dhe bashkë me Zotin Gjiknuri kanë lëvizur të gjithë sekretarët. Pra, do të kemi një drejtim të ri të partisë dhe për këtë mendoj që është një përgatitje për një ngjarje të re apo ballafaqim të ri, pse jo dhe elektoral”, tha Nazarko.
Lini një Përgjigje