TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2023, 13:35

Ankimoi sekuestrimin e vilave, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt

Shkruar nga Pamfleti
Ankimoi sekuestrimin e vilave, Gjykata e Lartë rrëzon
Arben Ahmetaj

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e sekuestrimit të vilave nga ana e GJKKO.

Në vendimin e bërë publik nga Gjykata e Lartë theksohet se nuk është pranuar rekursi i shtetaseve Erjola Hoxha dhe Elda Dinaj, respektivisht bashkëjetuesja dhe ish-bashkëshortja e Ahmetaj në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për sekuestrimin e vilave.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga ankueset Erjola Hoxhaj dhe Elda Dinaj kundër urdhër vendimit numër 62 të datës 26.04.2023 të GJKKO”, njofton Gjykata e Lartë.

 

arben ahmetaj gjykata e lartë

Lini një Përgjigje