TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2023, 10:44

Zjarret në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes: Ka vetëm një vatër aktive, po punohet për shuarjen e flakëve

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes: Ka vetëm një

Pas zjarreve që përfshinë disa qytete të Shqipërisë, duket se situata është normalizuar. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se tashmë kemi një përmirësim të situatës së zjarreve në vend.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se fatmirësisht gjatë orëve të fundit situata duket e normalizuar në vendin tonë.

Ai bën me dije se ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk-Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Në terren po punohet për fikjen e zjarrit.

Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit.

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.

Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk-Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.

Ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por  gjendja po mbahet nën monitorim”, njofton Peleshi.

zjarre shqiperi vater

Lini një Përgjigje