Një operacion i përbashkët mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane është zhvilluar në Shqipëri. Mësohet se në shënjestër të agjencive ligjzbatuese kanë qenë mashtrimet me call center.
Prokurori i SPAK Eneid Nakuçi tha se personat e arrestuar sot janë drejtues të Call Center.
"Masat e sigurimit janë rezultat i analizave të të gjitha provave të marra nga përgjigjet itali e Shqipëri,vëzhgimet e verifikimet e bëra para dhe datës 25 tetor dhe me personat që kanë një rol deciziv. Janë drejtues taktik të call centerit, drejtues të grupeve të operatorëve dhe IT, e konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë", tha prokurori.
Lini një Përgjigje