
Një operacion i përbashkët mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane është zhvilluar në Shqipëri. Mësohet se në shënjestër të agjencive ligjzbatuese kanë qenë mashtrimet me call center.
SPAK ka dhënë detaje gjatë një konference për mediat lidhur me operacionin e përbashkët shqiptaro – Italian. Mësohet se operacioni është vijim i një operacioni të mëparshëm që prej datës 25 tetor 2022.
“Është vijimi i operacionit që është kryer më 25 tetor 2022. Lidhur me aksionin nga SPAK dhe asaj italiane, u nxorën 14 masa të reja sigurisë, që kanë të bëjnë me arrest-shtëpie për shtetasit shqiptar. Ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merreshin me shitjen online.
Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla. Ka rezultuar se mashtruesit ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultonte dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë it dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta" u shpreh Eneid Nakuçi.
Media italiane, ANSA, raporton se Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri. Sipas ANSA-s, është goditur një grup që mashtronte me call center-at.
Ata përdornin teknika të sofistikuara mashtrimi që kanë çuar në përfitimin e të paktën 5 milionë Eurove. Të mashtruar kanë mbetur me qindra qytetarë italianë.
Prokuroria e Pordenones ka kryer të paktën 42 mijë përgjime. Është zbuluar se grupi kriminal i pastronte paratë në vendet e BE-së. Bëhet fjalë për vende si Qipro, Lituania, Estonia, Holanda dhe Gjermania. Më pas i konvertonin në kriptomonedha.
Lini një Përgjigje