TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2023, 08:50

Operacioni i SPAK në Tiranë dhe Shkodër, mes të arrestuarve edhe Astmer Bilali i bandës së Bajrave

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK në Tiranë dhe Shkodër, mes të arrestuarve

Gjatë aksionit policor të zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Shtetit dhe SPAK, mësohet se mes personave të arrestuar është edhe Astmer Bilali i bandës së Bajrave.  

Asmer Bilali është një emër i njohur për policinë pasi ai është me precedent penal të mëparshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Pas lirimit, Bilali u kap edhe njëherë tjetër gjatë operacionit "Oaz", e në 23 Dhjetor 2020, Gjykata e Shkodës e dënoi me 3 vite burg për veprat penale: mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit; parapërcaktim i rezultateve sportive dhe ndërtim të paligjshëm.

E ndërkohë që ndodhej në burg, më 30 mars 2019, iu vranë në derën e shtëpisë babai dhe xhaxhai, Ibrahim dhe Atsrit Bilali. Për vrasjen e tyre u arrestuan 29-vjeçari Arsen Stojku dhe 23-vjeçari Myslym Rama nga Vau i Dejës. Ndërsa në kërkim u shpallën Ibrahim Lici dhe D. B.

Policia e Shtetit ka zhvilluar ditën e sotme një aksion në disa qytete, ku janë arrestuar disa policë dhe prokurori i rrethit Kukës. Operacioni u shtri në disa qytete, mes tyre dhe Tirana dhe Shkodra.

Sipas burimeve, Policia e Shtetit dhe SPAK ka kryer 6 arrestime. Në prangat e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka, ish drejtori i operacionales Olti Bisti dhe drejtesuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar. Dyshohet se janë arrestuar nën akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe grup i strukturuar kriminal.

operacion policor astmer bilali

Lini një Përgjigje