
Policia e Shtetit ka zhvilluar aksion në disa qytete, ku janë arrestuar disa policë dhe prokurori i rrethit Kukës.
Operacioni u shtri në disa qytete, mes tyre dhe Tirana dhe Shkodra.Sipas burimeve, Policia e Shtetit dhe SPAK ka kryer 15 arrestime.
Në prangat e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka, ish drejtori i operacionales Olti Bisti dhe drejtesuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar.
Dyshohet se ata janë arrestuar nën akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe grup i strukturuar kriminal.
Gjoka një emër i botës së krimit dhe i joshur nga Rama për tu bërë investitor strategjik është personi i cili mori pjesë në zgjedhjet e këtij viti në Velipojë.
Gjithashtu Gjoka akuzohet se në vitin 2022 ka vrarë 90-vjeçaren nga Malēsia e Madhe, Drane Hotaj. dhe më pas ka manipuluar me testamentin e saj duke i grabitur 390 mijë m2 tokë në bregdetin e Velipojës.
E ndonëse biznesmeni akuzohej për një krim të rëndë, kryeministri Edi Rama po në vitin 2022, shpalli Gjokën investitor strategjik.
Ndërkohë sot në orën 10.00 në ambientet e SPAK do të mbahet Konferencë për shtyp lidhur me operacionin e përbashkët shqiptaro-italian. Nuk dihen ende detaje të hollësishme.
Lini një Përgjigje