TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Korrik 2023, 22:14

Shpërthim me tritol në Lushnjë, zbardhen detajet e para

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me tritol në Lushnjë, zbardhen detajet e para

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen 18 dhe i është vendosur tregtarit të frutave perimeve Altin Lamçe.

Banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku, i cili ndodhet në emigrim por aktualisht në banesë jeton tregtari Altin Lamce.

Kjo është hera e tretë që banesës së tij i vihet tritol. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia pèr ngjarjen.

"Rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofotn policia.

tritol lushnje

Lini një Përgjigje