TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2023, 09:32

U ekzekutua me pesë plumba në Greqi, publikohet fotoja kush është 35-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
U ekzekutua me pesë plumba në Greqi, publikohet fotoja kush

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e Erald Jonuzi, 35-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Selanik të Greqisë.

Erald Jonuzi është një person me precedent penal që në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh. Në vitin 2008 është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Çollakut, shokut te tij të fëmijërisë te ekzekutuar nga Mjallaq Pergjika.

Sipas mediave greke, 35-vjeçari u qëllua për vdekje disa herë me armë zjarri para pallatit ku banonte.

Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh.

erald jonuzi vrasje greqi

Lini një Përgjigje