
Një operacion i përbashkët mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane është zhvilluar në Shqipëri. Mësohet se në shënjestër të agjencive ligjzbatuese kanë qenë mashtrimet me call center.
Media italiane, ANSA, raporton se Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri. Sipas ANSA-s, është goditur një grup që mashtronte me call center-at.
Ata përdornin teknika të sofistikuara mashtrimi që kanë çuar në përfitimin e të paktën 5 milionë Eurove. Të mashtruar kanë mbetur me qindra qytetarë italianë.
Prokuroria e Pordenones ka kryer të paktën 42 mijë përgjime. Është zbuluar se grupi kriminal i pastronte paratë në vendet e BE-së. Bëhet fjalë për vende si Qipro, Lituania, Estonia, Holanda dhe Gjermania. Më pas i konvertonin në kriptomonedha.
Për këtë operacion, SPAK ka dalë në një konferencë për shtyp ku do të japë detaje më të hollësishme.
Prokurori i SPAK Ened Nakuçi në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me grupin e strukturuar të mashtrimit online që mashtronte dhe u merrte para qytetarëve italianë.
Nakuçi në fjalën e tij është shprehur se kjo është një skemë mashtrimi që është zbuluar në kuadër të një bashkëpunimi me autoritetet italiane dhe që është vijim i hetimeve të një operacioni të zhvilluar më parë në këtë drejtim.
“Lidhur me aksionin nga SPAK dhe asaj italiane, u nxorën 14 masa të reja sigurisë, që kanë të bëjnë me arrest-shtëpie për shtetasit shqiptar. Ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merreshin me shitjen online.
Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla. Ka rezultuar s e mashtruesish ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultante dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë it dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta’, u shpreh Nakuçi.
Lini një Përgjigje