
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është pritur në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.
Fokusi i takimit ka qenë lidhja e bashkëpunimit historik e kulturor mes qytetit të Shkodrës dhe atij të Gjakovës. Gjithashtu Beci me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se është diskutuar edhe për një projekt infrastrukturor që do të jetë i rëndësishëm për zhvillim e turizmit në këtë zonë.
“Pata kënaqësi te veçantë të takoja sot ne zyrën e tij Kryeministrin e Republikës se Kosovës Z. Albin Kurti,
Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimi i lidhjeve historike e kulturore ndërmjet dy qyteteve tona ishte në fokus të këtij takimi
Biseduam edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën, si një mundësi shume e rëndësishme për zhvillimin e turizmit ne ketë zone”, shkruan Beci.
Lini një Përgjigje