Një protestë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme para Prokurorisë së Tiranës, ku një shtetase nga kolumbia ka protestuar nudo.
Mesa duket kolumbiania ja arriti qëllimit me formën e protestës që kishte zgjedhur.
Mësohet se e reja ka protestuar në atë formë pasi autoritetet e drejtësisë i kishin mbajtur pasaportën, ndërsa menjëherë pas kësaj mënyre proteste, prokuroria i ka kthyer pasaportën.
Në një prononcim për mediat, ajo ka treguar peripecitë që kanë nisur që prej datës 4 Prill.
Shtetesja kolumbiane Claudia Sofia Carrera Jaimes u arrestua në Rinas pasi u gjatë kontrollit, iu gjetën në çantë një sasi e vogël kanabisi. Pas disa ditësh 26 vjeçarja u la e lirë, por pasaporta iu sekuestrua me vendim gjykate.
“3 ditë kam qëndruar në qeli. Kanabisin e kisha për përdorim personal. Është hera ime e parë në Shqipëri. Kam qenë në apartament në Tiranë, pastaj në Durrës dhe Sarandë. Tani nuk kam më para. Doja pasaportën pasi dua të kthehem. Tani e kam pasaportën, nuk kam asnjë problem tjetër”, mësohet të ketë thënë e reja nga Kolumbia.
Më tej, ajo është shprehur se tashmë i duhet të sigurojë para për t’u kthyer në atdhe. Ajo kishte ardhur në Shqipëri si turiste.
Lini një Përgjigje