
Analisti Lufti Dervishi ka deklaruar se shkarkimi i Delina Ibrahimajt mund të ketë ndodhur, por ajo që mbetet ende e pazbuluar, sipas tij, është se cila ka qenë arsyeja që ka çuar kryeministrin drejt marrjes së një vendimi të tillë.
Në një intervistë për emisionin “Debat” në “A2CNN”, Dervishi argumentoi se nëse nuk do të kishte pasur shkarkim të ministres së Financave, reagimi i zyrave të shtypit do të kishte qenë i menjëhershëm. Ndërkohë që ajo që ndodhi ishte tërësisht e kundërta.
“Përgënjeshtrimi nuk ishte bindës. Mund të ketë qenë edhe histori e humorit të kryeministrit, në një moment i ka thënë që është shkarkuar, në një moment tjetër i ka thënë, të themi që ishin thashetheme vere. Pikëpyetja mbetet, arsyeja është pse?”, tha ai.
Megjithatë, sipas Dervishit, do të jetë koha ajo që do të tregojë arsyet e vërteta të shkarkimit dhe më pas të tërheqjes nga shkarkimi i Ibrahimajt.
Lini një Përgjigje