Ditën e sotme është arrestuar biznesmeni strategjik me lidhje të forta politike Pëllumb Gjoka.
I njohur ndryshe si i forti i Velipojës, Gjoka është arrestuar mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Velipojë,
Pëllumb Gjoka njihet në media edhe për lidhjet politike me kryeministrin Edi Rama.
Gjoka një emër i botës së krimit është shpallur nga qeveria Rama investitor strategjik.
Gjithashtu Gjoka akuzohet se në vitin 2022 ka vrarë 90-vjeçaren nga Malësia e Madhe, Drane Hotaj. dhe më pas ka manipuluar me testamentin e saj duke i grabitur 390 mijë m2 tokë në bregdetin e Velipojës.
E ndonëse biznesmeni akuzohej për një krim të rëndë, kryeministri Edi Rama po në vitin 2022, shpalli Gjokën investitor strategjik.
Edhe Sali Berisha e denoncoi Gjokën që në vitin 2019. Sipas tij, ai është jo vetëm një trafikant, por edhe vrasës.
Berisha shkruante se ai është ndihmuar nga një gjykatës për t’ia mbyllur dosjen. Për këtë arsye, Gjoka pagoi 1 milionë euro që gjykatësi Dritan Hallunaj të kalonte vetingun.
Lini një Përgjigje