Oltion Bistri i arrestuar nga Policia e Shtetit dhe SPAK, pak ditë më parë ishte emëruar në Drejtorinë e Krimeve duke u shkaktuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori vjet në shkurt.
Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.
Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, ndërsa mbante detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Forcave të Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Në prangat e policisë së shtetit ka rënë edhe biznesmeni i kazinove dhe ndërtimeve, Pëllumb Gjoka,drejtesuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita si dhe Astmer Bilali, pjesë e bandës së Bajrave. Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar.
Dyshohet se janë arrestuar nën akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe grup i strukturuar kriminal.
Lini një Përgjigje