SPAK nuk do të vonojë që të trokasë në RTSH. Peza është ende në moshë për ta përballuar burgun, ndërsa Bungo që po e tërheq kapterri për hunde, me vështirësi po mban 'medaljen' e Gjergj Lucës...
Situata në RTSH është e nderë tashmë. Punonjësit me përvojë po shkarkohen në mënyrë arbitrare nga kapterri Alfred Peza, i zgjedhur në mënyrë të paligjshme në krye të RTSH si dhe me një dosje pastrimi parash të mbyllur me procedurë.
Krahas shkarkimit, kapter Peza po krijon një harem në RTSH me punonjëse të portalit të tij Alpenews, me dashnoret e shokëve dhe të ish galloshëve të korrupsionit në RTSH.
Për të justifikuar ‘reformën seksuale’ në RTSH, ku po 'ngrihen në krik' në pozicione kyçe dashnore dhe eskorta, duke shkarkuar profesionistët, kapterr Peza ka përhapur një lajm sikur po lufton korrupsionin. Dhe korrupsionin po e lufton pikërisht një personazh që bleu 1 milionë euro aksione në një bankë, me një rrogë 600 euro në muaj.
Sot nxori kokën edhe kreu i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo, i lakuar në media si sipun i ish Sigurimit të Shtetit.
Bungo gënjeu Kuvendin duke thënë se nuk e dinte se Peza kishte një portal dhe se punonjësen e portalit të tij, Bora Xhanija e ka emëruar drejtoreshë programacioni.
"Duhet të kesh një armatë të plotë për të mësuar dokumentacionin e 2 mijë e ca portaleve. Unë nuk e di nëse ka portal”, tha ai Bungo.
Nëse Bungo nuk e ditka, të verifikojë pak kujt i përket nipti (L82212035M) dhe t'u kërkojë tatimeve se ku ka punuar Bora Xhanija.
Por, Bungo është bërë pjesë e aferave të kapter Pezës që kur këshilli i drejtuar prej tij emëroi kapterrin në krye të RTSH në shkelje flagrante të ligjit.
Disa muaj më parë, oligarku i peshkut Gjergj Luca, zbuloi në një mejhane se Leka Bungo mbante titullin 'Kryetari i Shoqatër së K*rave të Shqipëri'. Bungo e pranoi titullin me një buzëqeshje. Por, koha po tregon se Bungo nuk është ashtu siç thotë Luca, por një personazh që i ka hyrë hullisë së aferave në pleqëri.
SPAK nuk do të vonojë që të trokasë në RTSH. Peza është ende në moshë për ta përballuar burgun, ndërsa Bungo që po e tërheq kapterri për hunde, me vështirësi po mban 'medaljen' e Gjergj Lucës./Pamfleti
Lini një Përgjigje