
Detaje të reja nga operaiconi i arrestimit të biznesmenit të kazinove dhe ndërtimeve, Pëllumb Gjoka dhe Astmer Bilali i dënuar më parë si pjesë e grupit të 'Bajrajve'.
Operacioni është kryer rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe kanë qenë rreth 60 efektivë policie që janë angazhuar në këtë operacion.
Ka dhe persona të tjerë të arrestuar por ende nuk janë bërë të ditur emrat. Ndërkohë janë ushtruar një sërë kontrollesh në Velipojë dhe në lagjet e Shkodrës Kiras e Dobraç.
Rreth 15 urdhërarreste dhe 6 arrestime është bilanci të paktën deri tani i një megaoperacioni të nisur nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Operacioni i shtrirë në Tiranë, Kukës e Shkodër vuri në pranga zyrtarë të lartë e eksponentë të krimit.
Lini një Përgjigje