Nuk dihet, nëse të 170 mbikëqyrësit e “Census 2023”, do trajnohen e trajtohen me drekë njëherazi si “ushtarë gazerme” për 2 javë, apo të ndarë me grupe; por edhe sikur të mos u jepet fare tasi me pilaf, rëndësi ka që qoka u bë, paçka se trajtimi ushqimor nuk ka filluar më 26 korrik sipas kontratës
Përveç 16 milionë Euro kosto paga, transporti, serveri qendror e pajisje me “Tableta” për grupet e punonjësve që do bëjnë regjistrimin e popullsisë e pasurive, shefat e INSTAT kanë menduar të akordojnë edhe 400 milionë lekë me TVSH, për t’u dhënë ushqim mbikëqyrësve të “Censusit 2023” gjatë ditëve të trajnimit.
Për këtë lloj shërbimi, INSTAT ka bërë një tender me objekt kontrate: “Trajtimin e punonjësve me ushqim katering” vetëm drekë, gjatë trajnimeve në kuadër të aktiviteteve të “Census 2023”.
Ky tender i është dhënë firmës “Dajti Park 2007 Sh.p.k” të deputetit socialist Xhemal Qefalia, që tashmë është bërë monpolist i 70% të tenderëve ushqimor në entet shtetërore, jo se ofron produkte cilësore, por sepse është deputet i PS dhe komshi në Surrel me Bablokun.
Sipas kontratës, INSTAT “ngopi” deputetin Qefalia me 400 milionë lekë, ndërsa deputeti Qefaliaj do “ngop” 170 mbikqyrës të “Census 2023”, me nga 1 drekë katerng gjatë ditëve të trajnimit, menuja e të cilës do të jetë pilaf me mish pule, supë, 1 gotë lëng rifuxhio, 1 kokërr frut e 1 shishe ujë me bidon kolektv.
Në njoftimin e INSTAT të datës 25 korrik, thuhet se trajtimi ushqimor me drekë i mbikëqyrësve të Censsuit, do fillojë më 26 korrik, por sipas informacionit që ka “Pamfleti”, nuk ka filluar as trajnimi e as trajtimi ushqimor “Katering”, i cili sipas kontratës do vazhdojë deri më 8 gusht.
Nuk dihet, nëse të 170 mbiukqyrësit e “Census 2023”, do trajnohen e trajtohen me drekë njëherazi si “ushtri gazerme” për 14 ditë radhazi, apo të ndarë me grupe, por edhe sikur të mos u jepet fare tasi me pilafë e supë, rëndësi ka që INSTAT ka “ngopur” me 400 milionë lekë deputetin Xhemal Qefalia.
Bënë përshtypje fakti, që për 14 ditë drekë “Katering”, INSTAT ka paguar 400 milionë lekë; për marrje makinash 6 muaj me qera ka paguar 350 milionë lekë me TVSH, ndërsa për blerje pajisje “Tableta” grupesh regjistrimi, ka paguar 300 milionë lekë./Pamfleti
Lini një Përgjigje