
Sipas informacioneve, një ndër politikanët e përgjuar intensivisht me pajisje elektronike speciale e gjurmim fizik, për llogari interesash të Belinda Ballukut, është Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm e Kryetar i Grupit Parlamentar të PS
Në fakt, kryepolici Oltion Bistri e ka patur “hak” prangosjen qysh kur ishte shef sektori në forcën “Shqiponja” e Shef Komisariati në Pogradec, kur çdo javë e rrihnin “të fortët” për shkak prishje pazaresh të pista, ndërsa SHÇBA merrte dhjetra informacione e nuk vepronte.
Psh., ish-ministrat Xhafaj, Lleshaj e Çuçi dhe drejtorët e policisë Veliu, Nano e Rrumbullaku; e dinin që Oltion Bistri ishte “syri e veshi” i Belinda Ballukut brenda policisë, “krahu banditesk luftarak” i saj dhe pika e kontaktit me grupet kriminale që përmbushnin qëllimet e saj.
Prandaj, kur Belinda çimentoi pozitat pranë fronit të Bablokut, N/komisari Oltion Bistri fitoi gradat deri Drejtues i Parë duke shkelur afatet ligjore dhe u emërua Shef Komisariati Nr. 2 në Tiranë, Drejtor Policie në Durrës e Lezhë e Drejtor i Përgjithshëm i Forcës Operacionale.
Duke gjykuar mbi faktin, që Oltion Bistri para 1 jave u shkarkua nga detyra e Drejtuesit të Forcës Operacionale dhe u emërua specialist krimesh, kanë filluar të dalin zëra, se arrestimi tij i beftë, është goditje e dyshes Rama-Balla ndaj Belinda Ballukut, 1 ditë para mbledhjes në Tepelenë.
Arrestimi i tij u bë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, duke nxjerrë sekrete hetimore e dekonspiruar aksione policie; ndërsa në shërbim të Belindës, krye polici Oltion Bistri ka kryer mision të paligjshëm, për të zbuluar sekrete që i duheshin Belindës, për individët dhe klanet brenda kupolës së policisë, qeverisë, PS, opozitës, trafikanteve e oligarkëve.
Me emra të dhënë nga Belinda, këtë mision të paligjshëm, krye-polici Oltion Bistri e realizonte duke përgjuar politikanë majtas e djathas, ministra, krye-bashkiakë e drejtorë qëndror të emëruar prej saj, biznesmenë e kriminelë që janë pjesë e veprimeve konfidencale të klaneve.
Por edhe duke i gjurmuar fizkisht, me një grup të krijuar prej Oltion Bistrit me vartës besnik e kamikazë, që i përdorte dhe për trafiqe, presione, gjobëvenie, stimulime krimesh e dajak.
Prej kësaj pune ilegale që bënte Oltion Bistri, ministresha Balluku mësonte çdo lëvizje të atyre që i piketonte si “armiq” e atyre që donte t’i gjunjëzonte e përdorte, madje për të forcuar besimin te Babloku, disa përgjime ia përcillte atij; prandaj të përgjuarve të opozitës u dështonin skemat e josheshin, ndërsa të përgjuarit brenda PS e qeverisë goditeshin me një mesazh publik në “FB”.
Nuk e dimë, nëse”çimka” Oltion Bistri i Belindës, ka përgjuar apo jo dhe Bablokun, Olsin, Lindën e truprojen kryeministrore-familjare që është pjesë e veprimeve të tyre konfidenciale.
Por sipas informacioneve, një ndër politikanët e përgjuar intensivisht me pajisje elektronike speciale e gjurmin fizik, për llogari interesash të Belinda Ballukut, është Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm e Kryetar i Grupit Parlamentar të PS.
Për përfshirjen e Oltion Bistrit në lidhje e aktivitete kriminale, ka qenë në dijeni dhe Anti-mafia Italiane, e cila gjatë takimit të datës 14 tetor 2021, mes ish-Drejtorit të Policisë, Gledis Nano dhe kreut të Guardia di Finanza, Giuseppe Arbore, kërkuan që Oltion Bistri të dilte nga takimi.
Të njëjtën gjë, partnerët italianë kërkuan dhe më 7 prill 2022, në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane, Lamberto Giannini, ku Gledis Nano kishte marrë pësëri me vete “çimkën” e Belindës, madje dyshuan se kishin lidhje të ërrëta dhe vunë në përgjim Gledisin.
Rasti më tipik që tregon shërbimin e Oltion Bistrit ndaj Belinda Ballukut, është urdhëri kur ishte drejtor i forcës operacionale, për lirimin e Ajas Sulejmanit që mori zvarrë foshnjen në karrocë te Rruga e Kavajës më 8 maj 2022; sepse trafikanti Ajas Sulejmani person në kërkim nga policia britanike, është kujdestar i pasurive të Belindës në Londër./Pamfleti
Lini një Përgjigje