
I nominuari i Presidentit Biden për Ndihmës Sekretar të Shtetit Jim O’Brien për Çështje Europiane dhe Euroaziatike ka prezantuar deklaratën e tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan.
Aty ka folur për çështje të ndryshme që janë prioritete të politikes së jashtme duke përmendur luftën në Ukrainë dhe ngritjen e Kinës. Por ai u ndal dhe te Ballkani.
Senatori Chris Murphy theksoi se do të preferonte që SHBA-të të merrnin një rol më aktiv në shtensionimin e situatës në rajon. Ai u ndal dhe te çështja e muxhahedinëve.
O’Brien tha se do të shqyrtoje incidentin ku humbi jetën një përfaqësues i muxhehedinëve.
Gjatë seancës së pyetjeve, senatori demokrat Bob Menendez ngriti çështjen e kontrollit të policisë së Shqipërisë në kampin Ashraf 3 në Manzë ku strehohen anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian, (MEK).
Menendez përmendi vdekjen e njërit prej anëtarëve të kampit megjithëse pranoi që ka variante të ndryshme për rrjedhën e ngjarjeve dhe vlerësoi Shqipërinë që i ka strehuar ata, por ai shtoi se duhet garanci e vazhdueshme e sigurisë. O’Brien tha se do të shqyrtojë incidentin ku humbi jetën një përfaqësues i muxhahedinëve.
“Unë bashkohem me ju në vlerësimin e Shqipërisë, e cila është bërë një vend shumë i rëndësishëm strehimi për një numër njerëzish që kërkojnë azil. Do ta shqyrtoj këtë incident”, tha ai.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të Senatores Jeanne Shaheen për situatën në Bosnje, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë të qartë udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Milorak Dodik se qëndrimet e tij kundër stabilitetit, janë të papranueshme dhe se do të ketë pasoja nëse nuk tërhiqet prej tyre.
Senatori Chris Murphy theksoi se do të preferonte që SHBA-të të merrnin një rol më aktiv në shtensionimin e situatës në rajon.
Lini një Përgjigje