
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Me ironi Lala shkruan se kot është mërzitur kaq shumë Rama, pasi reagimi i KLGJ ishte një ‘paçavure’. Ndërkohë shprehet se sulmet janë vetëm fillimi, pasi Rama-Berisha-Xhafaj do bëhen bashkë për ta ristrukturuar drejtësinë.
“Kaq gjatë i ka rënë kryeministri për atë paçavuren e KLGJ sa më erdhi për të qeshur. Reagoi për atë paçavure që ishte fiks si ajo shprehja “më ka çu nana me la gojën”.
T’i thotë dikush Edi Ramës që ka detyrë me qeverisë, jo me bë shkruesin e njoftimeve!
Priteni kur të bëhen bashkë Rama e Berisha e vëllai i Geronit dhe të na “pjellin” ca institucione të tjera edhe më të tredhura. Nuk ikin lehtë xhaketat e vjetra, mbajnë fort njëri-tjetrin", shkruan ajo.
Lini një Përgjigje