
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se vendi ynë vazhdon që prej viteve 1990 të ketë akoma probleme me pronat.
Ai u shpreh se në Tiranë dhe në jug të vendit shpesh dalin pronarë të shumtë me letra, ku në një pronë ka mbi 2-3 pronarë. Softa tha gjithashtu se kjo situatë e pazgjidhur, agravon derisa konflikti përfundon në ngjarje të rënda si vrasje.
“Nuk e di nëse ka një vend tjetër që nuk ka zgjidhur akoma problemin e pronës qysh nga vitet ’90 kur u kthye prona, filluan këto problem dhe sot e kësaj dite nuk janë të zgjidhura. Sa herë del një ndërtim, na dalin 2 pronarë të truallit me letra të rregullta.
Në Tiranë dhe në zonën e jugut shpesh dalin pronarë të shumtë me letra. Problematikat në zonën e jugut vazhdojnë, kur në një pronë ka mbi 2-3 pronarë, sidomos kur ndodhin në familje dhe vijnë e agravojnë deri në ngjarje të rënda”, tha Softa për “Ora News”.
Lini një Përgjigje