TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Gusht 2025, 18:13

Nesër përgatituni për rrebeshe të forta/ Shërbimet e huaja japin alarmin, Shqipëria në qendër të stuhisë

Shkruar nga Pamfleti

Nesër përgatituni për rrebeshe të forta/ Shërbimet e

Një ndryshim i motit do të ndodhë nga nesër pasdite, me shira dhe stuhi të forta, fenomenet do të shoqërohen me aktivitet intensiv elektrik.

Kjo raportohet nga Weather Phenomena. Sipas saj dhe raportimeve të mediave greke, Shqipëria do të jetë ndër vendet më të prekura në rajon.

Sipas parashikimit të meteorologut të ERT, Panagiotis Giannopoulos , stuhitë më intensive do të godasin Korfuzin nga pasditja e së shtunës deri në orët e para të së dielës. Njëkohësisht, reshje lokale shiu do të regjistrohen në Shqipëri, ndërsa do të zgjasin deri të dielën..

"Më vjen keq për ata që do të bëjnë dasmë këtë fundjavë në Korfuz, pasi stuhitë do të jenë të forta", tha ai.

Meteorologu Sakis Arnaoutoglou jep të njëjtën pamje, duke paralajmëruar për stuhi në Detin Jon verior që nga mëngjesi i së shtunës. Nga mesdita fenomenet do të shtrihen në, Detin Jon qendror.

Lini një Përgjigje