TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Gusht 2025, 17:29

Klodiana Lala “shpërthen” ndaj KLGJ-së: Institucion i tredhur, kanë frikë t’i përmendin emrin Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Klodiana Lala “shpërthen” ndaj KLGJ-së: Institucion i

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër për reagimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi sulmet e kryeministrit ndaj drejtësisë.

KLGJ u kujtua pasi Rama sulmoi gjyqtarinë tretë, ndërkohë që nuk ka guxuar t’i përmendë as emrin kreut të qeverisë. Sipas Lalës, ky institucion është i ‘tredhur’ dhe anëtarët duhet të shkojnë në shtëpi.

Turp për Këshillin e Larte Gjyqësor.

Institucion i tredhur që s'guxon as të përmendë emrin e Edi Ramës që prej ditësh përgojon gjyqtarë e prokurorë, njësoj si gratë llafazane të lagjeve, e qeveria e gjyqësorit na flet për subjekte publike e private.

Shkoni në shtëpi se nuk jeni asgjë më shumë sesa disa rrogtarë pa integritet”, shkruan gazetarja.

 

Lini një Përgjigje