TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Gusht 2025, 17:34

Pritet mot i keq në vend, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Pritet mot i keq në vend, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në

Në fundjavë pritet përkeqësimi i motit. Muaji gusht do të mbyllet me temperatura të ulëta dhe reshje shiu.

Sipas meteorologëve, ditën e nesërme do të ketë reshje shiu, të cilat do të sjellin edhe problematika me përmbytjet lokale.

Temperaturat do të pësojnë ulje me rreth 10 gradë Celsius. Problematike veç reshjeve do të jetë edhe era, sidomos në zonat bregdetare.

Si pasojë e motit të keq, lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit mbetet i pezulluar në gjirin e Vlorës deri në përmirësimi e situatës. Anijet e transportit ndërkombëtar do të operojnë normalisht. Përmirësimi i motit pritet pas orës 08:00 të datës 31 gusht 2025.

Gjithashtu, policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme që mund të çojnë në ngjarje tragjike.

 

 

 

Lini një Përgjigje