TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Gusht 2025, 17:57

Priten përmbytje në fundjavë, Policia Rrugore apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes!

Shkruar nga Pamfleti

Priten përmbytje në fundjavë, Policia Rrugore apel

Policia Rrugore ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motorëve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të tyre.

Në fundjavë pritet përkeqësim i motit dhe reshje të shumta shiu, ndërsa Rrugorja iu ka bërë apel shoferëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve.

Konkretisht në akset rrugore ku mund të ketë prezencë uji, të mos drejtojnë makinat apo motomjetet me shpejtësi tej normave të lejuara. Po ashtu, policia apelon që të moskryejnë parakalime të gabuara dhe të vendosin rripin e sigurimit.

“Të mos drejtojnë automjetet dhe motomjetet nën efektin e alkoolit apo, më keq akoma, në gjendje të dehur, por të përdorin automjetet e transportit publik. Të vendosin rripin e sigurimit dhe të detyrojnë edhe pasagjerët për ta vendosur atë. Të mos kryejnë parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit. Për të gjithë drejtuesit e motomjeteve, biçiklistët dhe ata me monopatina. Gjatë natës të veshin jelekët fosforeshentë që të bëhen të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës. Të vendosin kaskë mbrojtëse në kokë. Policia Rrugore është prezente në akset rrugore nacionale, urbane e rurale, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë dronët dhe alkooltestuesit”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje