Një vatër zjarri është aktivizuar në një zonë me shkurre dhe pemë në afërsi të banesave në shaton Kodër Lumë në Kukës, pjesë e njësisë administrative Shtiqën.
Njoftimi i shpejtë i banorëve dhe reagimi i menjëhershëm i shërbimit zjarrfikës, ka bërë që flakët të shuhen në kohë reale, duke shmangur rrezikun për përhapje të mëtejshme dhe dëme në banesat pranë.
Zjarri përfshiu një hapësirë me bimësi të thatë, por për fat të mirë u parandalua dhe nuk arriti të depërtojë drejt zonës së banuar.
“Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë rekord dhe kanë ndërhyrë me efikasitet të plotë. Situata u vu nën kontroll brenda pak minutash", thanë disa banorë të zonës, të cilët ndoqën nga afër operacionin.
Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme ose pakujdesie.
Lini një Përgjigje