
Situata e motit pritet të përkeqësohet ndjeshëm nga dita e nesërme dhe deri më 2 shtator, duke sjellë reshje shiu me intensitet të lartë në disa zona të vendit. Edhe Tirana rrezikon probleme nga përmbytjet, sipas paralajmërimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë ditëve në vijim. “Ju këshillojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja”, deklaroi Ristani.
Sipas saj, strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës. Në çdo rast emergjent, qytetarët mund të telefonojnë në numrat 112 për emergjenca civile, 127 për urgjencën mjekësore dhe 128 për policinë.
Reagimi i plotë
Të dashur qytetarë, sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për periudhën 29 Gusht 2 Shtator priten situata të vështira atmosferike me reshje shiu me intensitet të lartë.
Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja.
Strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.
Për çdo rast emergjent, mund të kontaktoni në numrat:
112 – Emergjencat Civile
127 -Urgjenca Mjekësore
128 – Policia Bashkia është pranë jush dhe në shërbimin tuaj 24/7
Lini një Përgjigje