TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 10:04

“Një person tjetër i përfshirë në vrasjen e Pëllumb Metës”, eksperti Softa hedh dyshime: Vajzën e ka mësuar dikush

Shkruar nga Pamfleti

“Një person tjetër i përfshirë në vrasjen e

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, ka folur për vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij, duke hedhur dyshime se mund të jetë i përfshirë edhe një person tjetër. Për këto deklarata, eksperti bazohet tek qetësia e vajzës 19-vjeçare që ka marrë përsipër autorësinë e krimit.

Sipas tij një vajzë në këtë moshë nuk ka si të ketë eksperiencë në përdorimin e një arme dhe nëse vërtet ajo ka qëlluar ndaj të atit, dikush tjetër e ka mësuar atë që të qëllojë.

“Një vajzë 19-vjeçare premisat dhe mundësia për ta përdorur armën janë shumë minimale. Një femër duhet ta mbushë, ta heqë këmbëzën, ta tërheqë siguruesen, ta përdorë etj. Kjo ishe një nga ato pse grupi hetimor kërkoi të bënte një eksperiment për të parë sa njohuri dhe si ata mund ta përdornin dhe jo vetëm aq, por dhe mënyra e qitjes, mënyra si shpërndahen plumbat, apo si e mban në dorë dhe trajektorja e lëvizjes së plumbave mund të shërbejë për të plotësuar kërkimin shkencor për të nxjerrë në pah kush ka qenë qitësi i vërtetë. Unë mendoj që mënyra se si ka shprehur qetësinë dhe fakti që kërkon të tregojë si në një libër një ngjarje makabër dhe duket si një person që nuk e ka kryer këtë krim, kjo mund të hedhë më shumë dyshime se mund të jetë i përfshirë dhe një person tjetër jashtë familjes. Pyetja është nëse kjo di të mbushë armën dhe di të marrë vijën e shënimit, kush e mësoi këtë vajzë?”, ka thënë Softa në Top Channel.

pellumb meta hygerta meta fatjon softa

Lini një Përgjigje