TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 07:31

Hetimi për ’21 janarin’/ Analisti Minxhozi: Do të akuzojnë njëri-tjetrin, do të dalin fakte të reja

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi për ’21 janarin’/ Analisti Minxhozi: Do të

Analisti Skënder Minxhozi, duke folur për vendimin e Gjykatës së Lartë që dosja e “21 janarit” të hetohet nga SPAK, tha se është një ngjarje që do të marrë vëmendje të shtuar. Sipas tij, do të dalin dëshmi të reja por dhe fakte të ndryshme.

“Ne kemi thënë disa herë që drejtësia e re provën e zjarrit e ka kur të fillojë të hetojë përveç vjedhjeve edhe vrasjet. Lënia mënjanë e vrasjeve të bujshme si Gërdeci dhe 21 janari, ndërkohë që flitet për korrupsion apo keqqeverisje, besoj ishte një mangësi e madhe e punës së SPAK. Si në mandatin e Krajës ashtu në atë të Dumanit. Kur them se u bë keq që u çua tek prokuroria e Tiranës nënkuptoj se është si ta çosh në bulevard që të vijë ta marrë një nga pëllumbat që ushqehen me misër. Më mirë hidhe në Lanë. Sot kur gjykata e lartë dënon prokurorinë më të lartë, është një ngjarje, që me faktin që vazhdon të mos jetë e zgjidhur krijon përshtypje se sa herë që sillet në kaos, pasi e kemi një precedent, kur Gërdeci i harruar sapo u rihap, procesi mori përparësi dhe ka hyrë sërish në jetët tona. Ka një vëmendje publike shumë të shtuar dhe unë parashikoj që do të jetë me njëjtën korsi dhe do të ecë si “21 janari” në momentin që një korsi do të fillojë ta hetojë zyrtarisht. Pra do të dalin dëshmi, do të ketë njerëz që akuzojnë njëri-tjetrin do të shihet si u pengua drejtësia”, tha Minxhozi.

Ndërsa analisti Artur Zheji theksoi se hapja e dosjes së “21 Janarit” është shumë e rëndësishme pasi është një çështje që pret dhe që duhet të zbardhet.

“Hapja ose vendimi i gjykatës së lartë për marrjen e 21 janarit nga SPAK është një gjë pozitive. Kjo sepse duhet të ndajmë, është Berisha ai që ka dhënë urdhrin që garda të godasë protestuar, apo situata ka dalë nga dora dhe të krijojnë ato katër vrasje në bulevard dhe kjo është e rëndësishme për t’u ndarë. Unë mendoj që situata ka dalë jashtë kontrollit. Por duke e lënë fajin pa fajtor dhe pa e ndarë në mënyrë definitive, ky hendek mbushet me spekulime të jashtëzakonshme. E mbushi në fillim Berisha duke thënë se është grusht shteti. Por kjo është një histori që duhet zbardhur”, shtoi Zheji.

Sa i përket situatës në Partinë Demokratike, Zheji shtoi se Gazment Bardhi duke iu bashkuar Berishës, mohoi vetveten.

“Gaz Bardhi nuk korruptohej dot pa shkuar te ‘ballkoni’. Si të thuash uli kokën sepse tha që kurrë Berishën nuk e njoh. Pra mohoi vetveten. Me Bardhin nuk kam asgjë, por një njeri që tradhton shokun e tij të rezistencës, atë që e bëri kandidat për deputet që i dha një zonë të rëndësishme dhe u ngujuan bashkë në PD për t’u mbrojtur nga Berisha”, tha Zheji i ftuar në ABC News.

skender minxhozi 21 janari artur zheji

Lini një Përgjigje