TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2024, 21:51

21 janari, Bamir Topi: Komisioni hetimor që u ngrit ishte i turpshëm, nuk nxori asnjë raport

Shkruar nga Pamfleti

21 janari, Bamir Topi: Komisioni hetimor që u ngrit ishte i turpshëm,

Ish-presidenti Bamir Topi, duke folur për ngjarjen e 21 janarit, ka folur edhe për komisionin hetimor për ngjarjen që u ngrit asokohe. Për Topin ai komision hetimor ishte një turp.

Topi, i cili asokohe u gjend edhe vetë nën akuzat e Sali Berishës si pjesë e ‘grushtit të shtetit’, tha se ai është i vetmi komision në histori, që nuk nxorri asnjë përfundim.

Ish-presidenti tha se komisioni nuk nxorri asnjë raport përfundimtar dhe ende qëndron në arkivën e Kuvendit.

“Unë besoj se ngritja e komisionit hetimor parlamentar, për turpin e tyre! Një komision që është i vetmi në historinë e parlamentit shqiptar që nuk e ka mbyllur punën e tij, nuk është dorëzuar raport. Ai ende qëndron në arkivën e parlamentit të Shqipërisë. Çudia e madhe, nga 2013-ta që ndodhi rotacioni deri në 2024-ën, asnjëherë nuk është rimarrë debati politik për çështjen e 21 janarit”, tha ish-presidenti Topi në një intervistë për Report Tv.

bamir topi 21 janar sali berisha

Lini një Përgjigje