TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2024, 20:25

“Provat për 21 janarin u fshinë”, Artan Hoxha akuzon Gardën dhe Kryeministrinë: Nuk lejuan as të mblidheshin gëzhojat

Shkruar nga Pamfleti

“Provat për 21 janarin u fshinë”, Artan Hoxha akuzon

Në lidhje me vrasjet e 21 janarit, gazetari Artan Hoxha ka thënë se, server i cili u konsiderua i fshirë dhe kamerat e sigurisë së bashku me regjistrimet, janë diku. Sipas tij ato janë një mundësi shumë e mirë, që mund të orientojnë SPAK-un lidhur me hetimet, kjo në rast se do të gjenden se ku janë dhe kush i ka.

Gazetari tha se Garda dhe Kryeministria kishin detyrim ligjor që paisjet dhe regjistrimet t’i vinin në disponim të hetimit, e megjithatë ata i zhdukën.

“Kjo është një mundësi e mirë për ata që disponojnë ose që kanë informacion se ku ndodhen ato që ta orientojnë SPAK-un për të shkruaj drejt asaj prove. Ky regjistrim që kishim ne nuk do të kishte këtë vlerë që ka sot nëse do të kishte funksionuar DVR-ja e Kryeministrisë. Nëse do të kishte funksionuar pajisja e Gardës së Republikës që regjistron të gjitha komandat që jepen.

Nëse Kryeministria dhe zinxhiri komandues i shtetit të asaj kohe, nuk do të kishin fshirë DVR-në e kamerave të Kryeministrisë dhe nuk do të kishin asgjësuar pajisje që regjistron të gjitha komandat në radio, nuk do të kishte vlerë ky regjistrimi sot. Edhe Garda e Republikës edhe Kryeministria e kanë pasur detyrim ligjor që t’i kishin këto pajisje në funksion dhe t’ia vinin në dispozicion hetimit. Ata jo vetëm që se bënë këtë, por ata nuk lanë prokurorinë të mbledhë gëzhojat brenda gardhit”, tha Hoxha në Top Channel.

artan hoxha 21 janari

Lini një Përgjigje