TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2024, 09:42

"Gërdeci" në GJKKO/ Sot seanca për ish-ministrin Mediu, a do të pranojë të dëshmojë?

Shkruar nga Pamfleti

"Gërdeci" në GJKKO/ Sot seanca për ish-ministrin Mediu,

Sot do të mbahet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen ‘Gërdeci’. Në këtë seancë gjyqësore në GJKKO, Mediu do të japë pëlqimin për të folur ose jo para prokurorëve.
Seanca e kaluar u zhvillua në datën 6 mars, ku ish-drejtori i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, Dritan Minxolli, refuzoi të dëshmonte.

I vetmi që pranoi të japë dëshmi ishte Rezart Tërshana, ish -shef sektori në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes. Tërshana tha se kishte qenë anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve për demontim.

SPAK ka kërkuar të merren në pyetje shtetas amerikanë, mes të cilëve Patrick Henry, përfaqësues i kompanisë amerikane SAC, dhe katër shtetas të tjerë amerikanë.

Mediu po hetohet për rastin e tragjedisë së Gërdecit që ndodhi më 15 mars të vitit 2008, ndërsa ish-ministri po hetohet për shpërdorim detyre.

fatmir mediu gjkko

Lini një Përgjigje