
Analisti Plator Nesturi foli lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë për ’21 janarin’ duke thënë se është një vendim detyrues i gjykatës për SPAK. Ndër hapat që duhen hedhur ai përmendi transferimin e dosjeve përkatëse nga Prokuroria e Tiranës në SPAK.
Nesturi sugjeroi hetime te tjera të thelluara rreth kësaj çështjeje sensitive që nga ngjallur debate të forta në politikën shqiptare.
Analisti hodhi idenë e përfshirjes në dosje edhe të kasetës me urdhrat e dhëna më 21 janar 2011 lidhur me përballjen e protestës. Bëhet fjalë për urdhrat për goditjen e protestuesve me armë luftarake.
Sipas tij pavarësisht nëse opinioni pret nga SPAKU gjithçka, nëse ka elementë të tjerë mund të shkohet deri në gjetjen e autorëve të vërtetë të vrasjes së katër protestuesve.
Sipas Nesturit për shkak të aspektit politik edhe tempi i hetimeve nga organet kopmetente ka qenë i ndryshëm ndër vite.
Ai kujtoi se ka fshehje provash, sikur ishin serverat e kryeministrisë, të cilat mund nxjerrin shumë hollësi.
Lini një Përgjigje