
Duke komentuar konsensusin e arritur nga mazhoranca dhe opozita për ngritjen e dy komisioneve hetimore, analisti Agim Baçi tha se nëse qëllimi është për të rrëzuar Bashën, kjo marrëveshje ia arriti.
Sipas tij Berisha gjithashtu ia doli që nga i mohuar të kthehet në interlokutor.
“Në qoftë se qëllimi ka qenë që më në fund grupi i deputetëve të Berishës të jetë interlekutor me Ramën, Berisha ia arriti qëllimin. Nëse hyri në mision për të rrëzuar Bashën, ia arriti qëllimit 100%”, tha Baçi.
Sipas analistit vetë institucioni i Kuvendit nënkupton që do të bëhen edhe marrëveshje mes palëve.
“Ajo që ka bërë Berisha për mua, ia arriti nga një pikë i mohuar totalisht sot është interlekutor. Nëse ka thënë nuk ulemi me Ramën, që për mua është gabim sepse Kuvendi është bërë të bërë marrëveshje. Nëse e marrim kështu, i bie që Berisha ka burgosur Fatos Nanon dhe ka dashur të shkatërrojë opozitën. Kur ti nis një revolucion, revolucioni është i qartë. Duhet të ishte kusht që unë nuk ulem për komisionet nëse nuk kthehet ligji tjetër. Ne e pamë komisionin e inceneratorit kur institucionet nuk jepnin të dhëna. Imagjino ta ketë edhe kryetarin e komisionit”, tha analisti për News 24.
Lini një Përgjigje