TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 22:15

Ngjarja e rëndë në Gjykatën e Apelit, Anila Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja e rëndë në Gjykatën e Apelit, Anila Hoxha: Nuk

Gazetarja Anila Hoxha duke folur për vrasjen e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, tha se kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e punonjësve të drejtësisë.

Teksa përmendi disa nga rastet e kërcënimeve të gjyqtarëve, Hoxha tha se më e rënda ishte vrasja e sotme e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili ishte në krye të detyrës.

Hoxha u shpreh se ka raportuar më parë për këtë situatë, teksa shtoi se Prokuroria nuk ka hetuar.

“Kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e një gjyqtari. Kjo gjë ka ndodhur në Fier, është kërcënuar gjyqtari. Ka ndodhur në Laç. Kallëzimi është bërë por nuk po hetohet nga Prokuroria”, u shpreh ajo.

1 Komente

  1. E
    Engjell Hamitaj

    Ngushellime gjyqtarit sduhet te arrij deri ketu .Kam pas nje gjyq me gjyqtare Eranda Cufo ne Vlor me ka mohuar te gjitha kerkesat e mia ka qen me kundershtarin sepse kan nje pro. te spakut dhenderr E kam ndjer veten te perbuzur nga e drejta Esht e turpeshme me drejtesin e re Pasi kam punuar per 46 vite pun me djers balli . Do kerkoj drejtesi po kjo gjyq. Me coj 10 vjet mbas por kur do fitoj . Kur te shkoj ne varr . Kje esht drejtesia me nj gjyq. Si Eranda Cufo turp e pa aft turp

    Lini një Përgjigje