TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 22:02

"Që pesë vjeç autori u rrit me idenë se i takonte prona!"/ Sokol Bregu: Gjyqtari Kalaja, ndër më të pastërit!

Shkruar nga Pamfleti

"Që pesë vjeç autori u rrit me idenë se i takonte

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. 

Bregu tha se autori i krimit, Elvis Shkambi, ishte rritur që në moshën pesë vjeçare, kur nisën proceset gjyqësore për pronën, me idenë se kjo ishte pronë e familjes dhe duhet ta merrnin. 

"Autori ka qenë i ndikuar nga familja, ishte 5 vjeç kur ka nisur procesi. Pra është rritur me këtë ide që pronën time nuk ma japin.

Godina kishte 31 familja, që u strehuan në 1993, pasi ishin të pastrehë.I gjithë konflikti është krijuar nga vetë Bashkia e Shkodrës.

Pra që pesë vjeç ka patur këtë ndikim. Këto raste janë shpeshtuar në Shqipëri. Kemi rastin në Divjakë, emigrant 6 vjet pa u kthyer, i ati kishte problem pronësie, u kthye ky dhe vrau fqinjin për konfliktin e pronësisë. Edhe ai e kishte të mbartur nga familja, që na takon ne kjo pronë. Në këtë rast, duhet të ishte xhaxhai që ka pronën, jo fëmija. 

Nuk e dimë kush ka të drejtë, pavarësisht se u dha një vendim që do të mbetet i pazbardhur. Por ata nuk e fitojnë dot më këtë pronë.

Ky transmetim i familjeve për një pronë që mendojnë se i takon, do të na rrisë vetëgjyqësisë. Besimi ndaj drejtësinë është zero. Të gjithë mendojnë se gjyqtarët janë të korruptuar dhe çfarë bën kjo? Çon njerëzit në konflikte duke pretenduar se të gjithë kanë të drejtë.

Jemi përballë një fakti të rëndë, mes besimit të publikut dhe gjyqësorit.

Ky gjyqtar rezulton ndër më të pastërit nga vettingu. Ka kaluar procesin e vettingut pa asnjë problem", tha ndër të tjera Bregu. 

2 Komente

  1. A
    Anal- sorosisti

    KY ishte nga me te pastrit gjyqtare ? D.m.th pjesa tjeter qenkan me keq se kanceri. Genjen. KY hyri ne veting ne 2019 ,u ankimua se nuk justifikonte dot nje apartamen mbi 100 metra ,nja 350 m toke me gjithe nje ndertim rreth 70 m ne Velipoje dhe e kaloi vetingun ne 2022 pasi I dha "Vulen" e PD Alibeajt pa asnje document duke prishur vendimin e meparshem te gjykates qe ja jepte Berishes. Se SI perfundoi kjo e pame te gjithe "live" me perleshjet te Shqupi midis Berishisteve e LulBraves.

    1. I
      Isan Hitaj

      Po cduhet ber ti lem te presin vlte dhe vite per nje vendim te gjyqesorit njerzit ku eshte shteti te bej sehir apo te shpreh nje ngushellim per te vraret ty thot prisni me dhjetra vjet te zgjidhin problemin e pronave kjo do te those KY shteti keta dejtues te tijpo tallen me popullin

      Lini një Përgjigje