Gazetari Andi Tela teksa ka folur për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, u shpreh se autori i krimit, Elvis Shkambi, ishte përgatitur për ngjarjen e sotme, duke shkuar në seancë me armë, sepse në seancën e kaluar pjesëtarët e familjes Shkambi kishin debatuar ashpër me gjyqtarin.
Ndërsa gazetari Ferdinant Dervishi u shpreh se ruajtja e godinës i është besuar një firme private, që i kishte injoruar masat e sigurisë.
Pjesë nga biseda:
Ferdinant Dervishi:Është arrestuar shefi i rojeve private. Gjykatat i kemi me roje private. Si problematikë është ngritur pse kemi polici private, jo të shtetit që janë më autoritarë. Aty janë dy hyrje, një për gjyktësit një për popullin. Tani ose nuk ka punuar pajisja, por hajt të kalojë se çelësat ka se ata lëshojnë një tringëllimë si pistoleta, ndaj dhe nuk u është dhënë rëndësi nga rojet. Kështu është kur ka polici private.
Andi Tela: Vrasësi ka hyrë atje me pistoletë dhe i bindur që s’do të kapet dhe që nuk do të kontrollohet. Një seancë me parë ka debatuar me gjyqtarin. Pala që goditi gjyqtarin ka debatuar shpër me të. Dhe ishte në dijeni se si futesh brenda. Ka ditur se nuk funksionon dedektori. Për të mos folur për sallat e gjyqit që janë ca dhoma të vogla. Ajo godinë që ka qenë Gjykata e Apelit për Tiranën tashmë është për të gjithë Shqipërinë.
Pas vitit ‘45 shteti ndërtoi këto godinat. Njihet në Shkodër si Pallati i Beqarëve. Në 1992 31 familje të pastreha u futën atje me vendim të këshillit bashkiak. Familja Shkambi pretendonte edhe truallin dhe godinat dhe u bënë pronarë. Konflikti nisi në këto momente se ata kanë të drejtën e parablerjes.
Lini një Përgjigje