TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 20:56

“Ra ‘barriera’ e paprekshmërisë”, Karamuço ngre alarmin: Kërcënohet e gjithë trupa e gjyqtarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Ra ‘barriera’ e paprekshmërisë”,

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço është shprehur se  vrasja e gjyqtarit, rrëzoi edhe ‘barrierën’ që ishte krijuar se ishin të paprekshëm.

Karamuço  deklaroi se është emergjente marrja e masave në këtë drejtim, duket të ketë buxhet, por edhe njerëz të trajnuar, pasi e gjitha trupa kërcënohet.

Me këtë ngjarje ra ajo barrierë që kishte qoftë në kuptimin moral që këta janë të paprekshëm.. Kjo është gjëja më e rëndë që tani kërcënon gjithë trupën. Pra duhet urgjentisht, buxhet, njerëz të trajnuar aparate që punojnë realisht. Zyra funksionale dhe të sigurta për të gjithë anëtarët e trupës, që i kemi në kotec. Nuk plotëson dot numrin e plotë të prokurorëve…Nuk ka vende. Arkiva e prokurorisë sot në Tiranë ka shkuar në Burrel. Ka gjetur një magazinë dhe kanë çuar në Burrel. Dështim total. Pra në disa aspekte reforma në drejtësi ka dështuar”, tha ai në “Real Story”.

Lini një Përgjigje