
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, e lidh direkt vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja me dështimin institucional për të garantuar sigurinë brenda ambienteve gjyqësore. Sipas analizës së tij, pas atentatorit që shtiu me armë qëndron një dështim sistematik; ai e quan këtë ngjarje rezultat të dy “vrasësve”, autorit fizik dhe atij institucional që hoqi kujdesin e duhur për rregullat e sigurisë.
Karamuço rikthen VKM-në e vitit 2020, e cila përcakton përgjegjësitë e sigurisë për gjykatat dhe prokuroritë, dhe nënvizon se rol kyç aty ka oficeri i sigurisë që duhet të kontrollojë hyrjet, daljet dhe të kryejë verifikime fizike. Ai vë në dukje se në praktikë, gjatë viteve, administrata e gjykatave ndryshoi mënyrën e mbrojtjes; policia u vendos të qëndrojë jashtë gardhit, ndërsa rojet e sigurisë u deleguan në duart e gjykatave; në shumë raste këto roje nuk janë pjesë e kompanive profesionale të sigurisë, as nuk kanë lidhje me strukturat policore. Rezultati, sipas tij, është formalitet; postobezues që vetëm “bën pi pi pi” dhe kontrolli fizik nuk kryhet realisht, ndaj kushdo hyn e del me lehtësi.
“As në kohë lufte nuk i kemi vrarë gjyqtarët. Kjo ngjarje ka dy vrasës. Përveç antentatorit, është dhe ai që ka shkruar rregullat e sigurisë. Në vitin 2020 kemi një VKM ku parashikohen si do mbrohen gjykatat dhe prokuroritë dhe aty përcaktohet roli i oficerit të sigurisë, i cili verifikon hyrjet e daljet dhe bën kontrollin fizik. Me një veprim unilateral, administrata gjyqësore dhe e prokurorisë marrin përsipër ta caktojnë vetë rojën e sigurisë. Ka vendosur që policia të rrijë te gardhi dhe rojën e siguron gjykata. Kjo edhe në kuadër të pavarësisë së institucioneve që nuk duam nëpër këmbë polici. Kush merr përsipër të sigurojë elementet e policisë? Kjo ura te Apeli, por dhe te Shkalla e Parë bën pi pi pi kot edhe kur nuk hyn njeri. Nuk punojnë. Rri një person në stol që e bën me dorë ku po shkon ti. As kontroll asgjë. Personi nuk i përket as një kompanie sigurie as policisë”, tha ai.
Nuk ka faj siguria e hyrjes Brenda por ka faj padrejtesia qe I behet njerzeve si pa te keq dhe njerzit e humbin logjiken bejn akte qe zduhen ber