TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 21:36

“As në Palermo gjyqtari s’është vrarë në sallë”, Lala: Ministrja e Brendshme dhe drejtori i Policisë duhet të ishin dorëhequr

Shkruar nga Pamfleti

“As në Palermo gjyqtari s’është vrarë në

Gazetarja Klodiana Lala, teksa ka komentuar ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit ditën e sotme, ku u vra në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja, është shprehur se duhet të kishte pasur një zinxhir dorëheqjesh duke filluar nga ministrja e Brendshme si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Lala shtoi më tej se kjo ngjarje është shumë e rëndë, pasi sipas saj, edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë kurrë në sallën e gjyqit.

“Ka 33 vite që palët përplasen në procese gjyqësore. Kanë qenë momente tensioni. Kam qenë duke lëvizur kur ka ndodhur ngjarja, kam shkuar për 3-4 minutat e parë. Është këmben alarmi kur preket sistemi i drejtësisë mendoj që  ka përgjegjësi institucionale dhe politike. Institucional dhe politike ngre alarm për sigurinë në gjykata për jetën e gjykatësve dhe prokurorëve. Një gjyqtar edhe nëse jep një vendim të gabuar, ka gjykata të tjera më të larta që e shqyrtojnë atë. Nuk do të thotë që të inkurajohet gjithkush. Autoriteti i gjyqtarët në vend është bërë, sepse ne kemi të gjithë klasën politike që dalin dhe etiketon çdo gjyqtar dhe prokuror në republike si t’i vijë qejfi.

KLGJ që sot reagon për vrasje e një gjyqtari në sallën e gjyqit, para disa kohësh shtangonte dhembët dhe nuk reagonte përpara linçimit dhe akuzave qe hidhte kryeministri, ish-kryeministri, ish-presidenti, ndaj njerëzve të drejtësisë, Është shumë vonë tani që dëmi është bërë tani. Nuk e di si ka moral politika shqiptare që del dhe të reagojë për vrasjen e tij. Nuk e di se si ka moral ministrja e Brendshme, del dhe thotë që nuk ka përgjegjësi politike. Edhe në Palermo gjyqtari nuk është vrarë në sallën  gjyqit, por në rrugë. Prekja e sistemit të drejtësisë, edhe nëse gjyqtari është përfshirë në afera, të dënohet për aferat e tij, për sa kohë është në tempullin e drejtësisë, duhet të respektohet për atë. Pjesa tjetër janë kukuvajkat e politikës që flasin pasi dëmi është bërë. Të nesërmen me të njëjtën gjuhë do flasin sa t’u preken interesat. Gjuha e politikës i ka inkurajuar njerëzit e krimit të drejtojnë kërcënimet, akuzat dhe të tjera me radhe. Policia nuk ka bërë detyrën për të ndaluar. Sot duhet të kishte një zinxhir dorëheqjesh, që nga ministrja e Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i policisë, ka ndodhur krimi më i rëndë, vetëm 500 metra larg zyrës së Ilir Prodës”, tha Lala në emisionin “Log” në “News 24”.

Lini një Përgjigje